Ish-atashehu i FSK-së në Gjermani, Xhavit Sadrijaj, ka paralajmëruar për rrezikun e madh që po i kanoset rajonit të Ballkanit Perëndimor si pasojë e situatës në Serbi dhe veprimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Sadrijaj ka theksuar se Vuçiq, po përballet me protesta masive studentore në Serbi, dhe po tenton të zhvendosë krizën e brendshme jashtë kufijve të vendit, duke rrezikuar kështu Bosnjën dhe Kosovën.
“Situata në Ballkanin Perëndimor është mjaft shqetësuese për shkak të problemeve në Serbi. Vuçiq, duke parë të vetmen rrugëdalje që ta qesë jashtë shtetit të vet problemin, po rrezikon drejtpërdrejt Bosnjën dhe Kosovën”, ka deklaruar ai.
Sadrijaj ka deklaruar se lideri i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, vepron nën urdhrat e Vuçiqit dhe ka një agjendë të qartë për shkëputjen nga Bosnja, me synimin që në të ardhmen t’i bashkohet Serbisë.
Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë më ashpër dhe të rrisë praninë e saj në rajon për të parandaluar një krizë të re.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më energjike, dhe duhet që përveç këshillave dhe mesazheve duhet të përforcoj praninë e saj atje, dhe të merren masa sa më shpejt sepse është në rrezik rendi kushtetues dhe shtetëror i Bosnje Hercegovinës”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, situata në Bosnje mund të përkeqësohet edhe më shumë se gjatë luftës, duke destabilizuar tërë rajonin.
“Situata e sjellë Bosnjën në vitet e luftës, e cila pati mbi 100 mijë viktima, jo vetëm në atë situatë por e sjellë edhe në një situatë më të rëndë sesa atëherë dhe do ta destabilizojë komplet rajonin sepse qëllimi i Republikës Sërpska është të shkëputet nga Bosnja dhe më vonë dikur t’i bashkëngjitet vetë shtetit serb”, ka deklaruar tutje Sadrijaj në emisionin FIVE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës