Simone Inzaghi mendon se Interi nuk e meritonte të humbiste derbin me Milanin, por pranon se është faji i tyre që nuk shfrytëzuan shanset e krijuara.
Nerazzurrët mbetën të zhgënjyer duke mos shfrytëzuar në maksimum dominimin e tyre në pjesën e parë, gjë që pa një gol të vetëm nga Ivan Perisic, por edhe raste të shumta të mohuara nga pritjet e heroit Mike Maignan.
Me zëvendësimet e tij dhe sjelljen e tyre të përgjithshme, Interi ia la lojën Milanit pas pushimit dhe e pagoi atë, pasi Olivier Giroud shënoi dy herë në katër minuta për fitoren 2-1.
“Ky është futbolli. Ne dominuam në çdo mënyrë, nuk ishim të mprehtë në fund, ata patën fat në golin e parë dhe ishin të zgjuar në të dytin”, ka thënë fillimisht Inzaghi pas ndeshjes.
“Pashë një derbi me trafik të njëanshëm për 70 minuta, djemtë u acaruan në golin e barazimit, pasi ndoshta pati një faull të qartë ndaj Alexis Sanchez dhe ne humbëm fokusin”.
“Në 25 minutat e fundit, ne nuk ishim aq të mprehtë apo në kontroll, dhe loja ishte më e hapur ndaj incidenteve individuale. Ne e dimë se është një humbje që dhemb, por skuadrat e forta duhet të jenë në gjendje të analizojnë gabimet e tyre”.
🎙 | THE BOSS
Simone Inzaghi's take on the Milan derby 👇https://t.co/aWbpPgUCBp
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) February 5, 2022
“Nëse e luanim sërish 10 herë, mund ta humbim një herë. Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është derbi, nuk e meritonim humbjen, por ky është futbolli”.
“Deri në barazim, ne nuk i kishim lejuar Milanit praktikisht asgjë. Është një mësim i vështirë, por i vlefshëm për të na bërë më të vendosur për të përfunduar ndeshjet, në mënyrë që të mos futemi më në këtë situatë”.
“Lautaro Martinez dha gjithçka që kishte, Perisic kërkoi të largohej me shkaku i një problemi, Calhanoglu ishte i rraskapitur. Duhet të kishim shënuar golin e dytë, ndërsa Alexis Sanchez u largua nga fusha praktikisht kur Giroud shënoi golin e parë, por fakti mbetet nëse do të kishim shfrytëzuar më shumë nga rastet tona, nuk do të kishte rëndësi”.
“Nuk është problem, ishte ndërhyrje. Nëse mendoni se është e drejtë, është mirë. Çështja është se djemtë humbën fokusin pak pas atij incidenti dhe ky është problemi. Gjyqtari la shumë të luhet”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës