LAJMI I FUNDIT:

Milani fiton me rikthim sensacional ndaj Interit në Derby della Madonnina

Milani fiton me rikthim sensacional ndaj Interit në Derby della Madonnina
Reklama

Milani ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Interit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 24-të në Serie A të njohur si Derby della Madonnina.

Rossonerët i janë kthyer fitores pas dy dështimeve duke mposhtur rivalët e urryer, Interin, dhe duke ngushtuar diferencën me ta në luftën për titull.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, i cili përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të dhe ishte Ivan Perisic që shënoi për 1-0 pas asistimit të Hakan Calhanoglut.

Në pjesën e dytë, Milani ishte skuadër më e mirë duke arritur të kthehet në lojë dhe të shënojë dy gola të shpejtë për të marrë tri pikë shumë të vlefshme.

Oliver Giroud ishte ylli i ekipit duke shënuar fillimisht në minutën e 75-të për barazimit 1-1, ndërsa në minutën e 78-të shënojë për epërsinë 1-2.

Deri në fund pati edhe disa raste dhe tentime nga Interi për të mos e lëshuar këtë ndeshje nga duart, por pa sukses pasi Milani në fund iu gëzua një fitore shumë të vlefshme.

Me këtë fitore, Milani e sheh veten në vendin e dytë me 52 pikë apo vetëm një më pak se Interi në pozitën e parë, por me një ndeshje më pak.

Në ndeshjen e ardhshme, Interi luan në udhëtim te Napoli, ndërsa Milani e pret në shtëpi Sampdorian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Përfaqësueset
UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024

Përfaqësueset
Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'

Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'

Përfaqësueset
“Isha shumë i zemëruar me të” - Messi thyen heshtjen për episodin ku shihej i injoruar me Lewandowskin dhe nuk i dha dorën

“Isha shumë i zemëruar me të” - Messi thyen heshtjen për episodin ku shihej i injoruar me Lewandowskin dhe nuk i dha dorën

Përfaqësueset
Buffon i paralajmëron të gjithë ata që e shikojnë Shqipërinë si autsajdere e 'grupit të vdekjes'

Buffon i paralajmëron të gjithë ata që e shikojnë Shqipërinë si autsajdere e 'grupit të vdekjes'

Kombëtarja e Shqipërisë
'Tërmet' në Angli: Man City dhe Chelsea rrezikojnë rënien nga Liga Premier

'Tërmet' në Angli: Man City dhe Chelsea rrezikojnë rënien nga Liga Premier

Premier League
Kalo në kategori