eksperti ad

Chelsea ka njoftuar nënshkrimin e mbrojtësit të Atalantës, Marco Palestra, në afatin kalimtar të verës 2026.

Mbrojtësi 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me klubin, që do të zgjasë deri në fund të qershorit (2033).


Chelsea thuhet se po i paguan Atalantës 55 milionë euro për nënshkrimin e Palestrës, i cili shihet si mbrojtësi i krahut të djathtë nën drejtimin e Xabi Alonsos.

“Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e lojtarit italian Marco Palestra nga klubi i Serie A, Atalanta”.

“21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2033 dhe do t'u bashkohet shokëve të tij të rinj të ekipit për parasezonin nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Palestra u emërua si mbrojtësi i vitit në Serie A në sezonin 2025/26, duke shkëlqyer në huazim për Cagliarin. /Telegrafi/


telegrafi sport app