LAJMI I FUNDIT:

Interi refuzon të nënshkruajë me Tevez

Interi refuzon të nënshkruajë me Tevez

Kampioni i Evropës, Inter, raportohet se ka refuzuar shansin të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.

Sky Italia thotë se menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, ka dashur ta përfshirë Tevez në ofertën për të riun Mario Balotelli. Por drejtuesit e Interit kanë refuzuar propozimin, pasi nuk shohin vend për argjentinasin në ekipin e Rafa Benitez.

Interi dëshiron të krijojë hapësirë për të riut brazilian Philippe Coutinho dhe nuk është i interesuar të sjellë një lojtar si Tevez. /Telegrafi/