LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon Machedan për Balotellin

Interi kërkon Machedan për Balotellin

Interi ka kërkuar nga Manchester Unitedi që të përfshijë në ofertën për Mario Balotellin edhe zëvendësuesin Federico Macheda, njofton Sky Italia.

19-vjeçari Balotelli është në mes të një lufte mes rivalëve Manchester United dhe Manchester City. Sir Alex Ferguson besohet se e sheh italianin e ri si pasues të Cristiano Ronaldos, ndërsa është duke tentuar të mposhtë Cityn me një ofertë prej 25 milionë funtesh.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, mësohet se nuk dëshiron të dëgjojë për shuma nën 33 milionë funte, shumë të cilën nuk dëshiron ta paguajë United, por që me një përfshirje të Machedas, gjithçka do të përfundonte me sukses. /Telegrafi/