LAJMI I FUNDIT:

Inter – Juventus, formacionet e mundshme në derbin e Italisë

Inter – Juventus, formacionet e mundshme në derbin e Italisë

Interi dhe Juventusi do të ndeshen sot (e diel) në mbrëmje në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Zonjës së Vjetër në takimin mes rivalëve të urryer që do të zhvillohet nga ora 20:45 në Giuseppe Meazza.

Vendasit vijnë në këtë takim nga një formë e lartë në kampionat me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshjet e luajtura dhe presin tri pikët e radhës.


Conte para ndeshjes me Juventusin: Futbolli është sport, jo luftë
Lexo po ashtu Conte para ndeshjes me Juventusin: Futbolli është sport, jo luftë

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë pa humbje këtë sezon me pesë fitore dhe një barazim, ndërsa synojnë rezultat pozitiv edhe në këtë udhëtim.

Sikurse Antonio Conte, ashtu edhe Maurizio Sarri si duket kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme në këtë derbi.

Sarri: Juventusi ka kualitet, Interi është i qëndrueshëm
Lexo po ashtu Sarri: Juventusi ka kualitet, Interi është i qëndrueshëm

Te Interi balotazhi i vetëm thuhet të jetë mes Danilo D’Ambrosios dhe Antonio Candrevas, ku i pari thuhet se është më i favorizuar, ndërsa te Juve vendet si duket i kanë fituar Sami Khedira dhe Blasie Matuidi para Adrien Rabiot dhe Emre Can.

Formacionet e mundshme në Derby d’Italia:

Inter (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; R Lukaku, Lautaro Martinez

Banka rezervë: Padelli, Ranocchia, Bastoni, Biraghi, Lazaro, Dimarco, Borja Valero, Gagliardini, Vecino, Candreva, Politano, Esposito

Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Higuain, Cristiano Ronaldo

Banka rezervë: Buffon, Pinsoglio, Rugani, Demiral, Bentancur, Emre Can, Rabiot, Bernardeschi, Dybala

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori