LAJMI I FUNDIT:

Inter humbet epërsinë prej dy golash, iu desh të kënaqej me barazim ndaj Bolognas

Inter humbet epërsinë prej dy golash, iu desh të kënaqej me barazim ndaj Bolognas

Inter ka luajtur baras në shtëpi me rezultat 2-2 ndaj Bolognas, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit italian.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, ku një krosim nga Hakan Calhanoglu e gjen kokën e Francesco Acerbit i cili tundi rrjetën e portës mysafire.

Inter nuk u ndalën më kaq dhe vetëm dy minuta më vonë më saktësisht në minutën e 13-të, arritën të dyfishojnë epërsinë përmes Lautaro Martinez i cili me një goditje nga distance mposht portierin mysafir.


Bologna fitoi një penallti në minutën e 19-të, të cilën e shndërroi në gol Riccardo Orsolini për të rihapur edhe një herë tjetër sfidën.

Me epërsinë prej një goli të Interit, u mbyll edhe pjesa e parë.

Bologna barazoi shifrat në minutën e 52-të përmes Joshua Zirkzee, goditja e të cilit nuk i dha asnjë shans për të reaguar zviceranit Yann Sommer.

Inter ia doli të shënojë përsëri në minutën e 59-të, kësaj radhe me anë të Alexis Sanchez, por goli tij u anulua nga VAR-i.

Pas kësaj ndeshje Interi shkon në kuotën e 19 pikëve në Serie A, ndërsa ndeshjen e radhës e luan në udhëtim ndaj Torinos./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori