Facebook është rrjeti më i famshëm social në botë, i përcjell nga Twitter i cili është në vendin e dytë. Mirëpo, me sa duket blerja e re e Facebook, rrjeti social i fotografive, Instagram tani është bërë edhe më popullor sesa Twitter.
Sipas një raporti të fundit të publikuar nga comScore, aplikacioni mobil për shpërndarjen e fotografive, Instagram e ka tejkaluar Twitter-in, pasi që ka arritur në më shumë përdorues ditor aktiv krahasuar me Twitter.
Të dhënat në raport thonë se Instagram ka një mesatare prej 7.3 milionë përdoruesve në ditë, të cilët qasen në shërbim nga pajisjet e tyre mobile, krahasuar me Twitter e cila ka rreth 6.9 milionë përdorues aktiv në ditë.
Përdoruesit e Instagram shpenzojnë rreth 257 minuta mesatarisht në ditë në aplikacionin me fotografi, për dallim nga ata në Twitter të cilët e kanë një mesatare ditore prej 170 minutash.
Në total, Twitter ka më shumë përdorues mobil, përkatësisht 29 milionë të tillë, krahasuar me Instagram që ka rreth 22 milionë përdorues. Matjet janë bërë në platformat mobile si Android, iOS, dhe BlackBerry. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
Modelet e reja të MacBook Pro vijnë në WWDC 2021 muajin e ardhshëm
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur
Aplikacioni "DUA" i bën thirrje kompanisë Google për ta njohur Kosovën, nis peticioni në internet
Përditësimi i Google Maps sjell harta dukshëm më të mira
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve