Komuna e Prishtinës për gati 4 vite mandat nga 100 premtime ka përmbushur plotësisht vetëm 28 premtime, gjysmë të përmbushura janë 15 premtime, ndërsa kanë filluar së realizuari 34 premtime, kurse nuk është ndërmarr asnjë veprim konkret në kuadër të realizimit të 23 premtimeve.
Kështu thuhet në raportin “100 premtimet e Shpend Ahmetit”, të publikuar nga Organizata Iniciativa për Progres (INPO).
Qëndrim Arifi nga INPO tha se nga 100 premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, Shpend Ahmeti ka arritur të realizojë vetëm 28 prej tyre.
Ai prezantoi të gjeturat e secilit premtim veç e veç, ku edhe tregoi për rezultatet e secilit premtim.
“Gjithsej janë përmbushur 28 premtime, apo 28 përqind e tyre, për 15 premtime vlerësojmë se janë gjysmë të përmbushura, ndërsa 34 prej tyre janë të filluara. Të filluara ne i kemi konsideruar qoftë edhe një hap të vetëm simbolik që është bërë në drejtim të përmbushjes së premtimit, ndërsa për 23 premtime nuk është ndërmarr as edhe një masë e vogël, e cila do të na shtynte t’i futnim në mesin e premtimeve të filluara”, tha Arifi.
Diell Haxhimusa nga INPO tregoi se në cilat fusha ka realizuar më shumë premtime kryetari Shpend Ahmeti, si dhe ato me më pas realizime.
“Fusha me më së paku premtimet të realizuara është ‘Prona jonë e barabartë në planifikim’, ku nga 14 premtime, plotësisht nuk është realizuar asnjë. Fusha me më së shumti realizim është fusha ‘Ndërmarrjet Publike në shërbim të qytetarëve’, ku nga 10 premtime të Shpend Ahmetit, 8 prej tyre janë realizuar plotësisht. Më shumë se gjysma e premtimeve, përkatësisht 57 përqind e premtimeve janë në fazën fillestare të implementimit, përkatësisht nuk kanë filluar are të realizohen”, tha ai.
Raporti “100 premtimet e Shpend Ahmetit” rekomandon të parin e Prishtinës që të intensifikojë angazhimet në kuadër të realizimit të premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, ku si pasojë edhe është fituar mandati 4 vjeçar.
Raporti rekomandon po ashtu që kryetari Shpend Ahmeti të shpërndajë përgjegjësitë për secilin drejtor komunal, si dhe të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që premtimet e filluara apo ato gjysmë të përfunduara në të ardhmen të përmbushen plotësisht. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City