Banka e Shqipërisë parashikon që, rritja e ekonomisë do të mbetet në territor pozitiv gjatë tremujorëve në vijim, por ajo pritet të shfaqet më e ngadaltë në të ardhmen, për shkak rritjes së zgjatur të inflacionit.
Sipas BSH-së, zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të vijojë të mbështetet nga rritja e konsumit dhe e investimeve, si dhe nga një aktivitet i mirë turistik.
Bilancet e shëndetshme financiare të ekonomisë, rritja e punësimit, e pagave dhe e kredisë, thekson më tej Banka e Shqipërisë pritet të mbështesin rritjen e shpenzimeve dhe planeve të investimit të familjeve dhe bizneseve shqiptare. Gjithashtu, kërkesa e huaj, ndonëse në ngadalësim, pritet të kontribuojë pozitivisht në rritje, duke pasqyruar kryesisht trendin pozitiv të turizmit, thekson raporti.
Ndërkaq, lajme jo të mira vijnë nga ato vende me të cilat Shqipëria ka nivelin më të lartë të bashkëpunimit ekonomik. Banka e Shqipërisë pret që situata ekonomike pritet të jetë veçanërisht e vështirë për Eurozonën, për shkak të varësisë së madhe ndaj gazit rus, tensioneve politike në Itali dhe diferencave ekonomike të vendeve anëtare. Implikimet e këtij mjedisi për ekonominë shqiptare pritet të jenë në trajtën e presioneve të larta inflacioniste dhe mbështetjes më të pakët ekonomike, parashikon Banka e Shqipërisë.
Inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivele të larta deri në fillim të vitit pasues dhe të vijë në reduktim më tej, për të qëndruar në objektivin 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Inflacioni në vend do të pasqyrojë në një masë të madhe rritjen aktuale të çmimeve në tregun botëror. Më tej, në mungesë të goditjeve të reja, stabilizimi i çmimeve jashtë pritet të lehtësojë presionet mbi inflacionin në vend, vlerëson Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi politikën monetare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre