LAJMI I FUNDIT:

Imazhet satelitore tregojnë konvojin e ushtrisë ruse në afërsi të Kievit

Imazhet satelitore tregojnë konvojin e ushtrisë ruse në afërsi të Kievit

Konvoji i ushtrisë ruse është nisur drejt Kievit, e këtë e dokumentojnë imazhet satelitore.

Maxar ka publikuar imazhet satelitore të konvojit të ushtrisë ruse, që janë nisur kah Kievi, transmeton Telegrafi.

Kompania amerikane Maxar Technologies ka realizuar një video, ku shihet makineria luftarake e Rusisë në afërsi të kryeqytetit ukrainas.


Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se progresi i konvojit rus ka ngecur – por sulmet mbi kryeqytetin ukrainas nuk kanë të ndalur. /Telegrafi/