LAJMI I FUNDIT:

Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani, “binjakët” e Llapit që nuk ndahen kurrë

Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani, “binjakët” e Llapit që nuk ndahen kurrë

Rrallë herë janë ndarë njëri nga tjetri, pasi prej më shumë se një dekadë janë shokë në fushë dhe jashtë saj.

Bëhet fjalë për Ilir Blakçorin dhe Hamdi Namanin, që ngjyrën e kaltër i duan shumë.

Dyshja që kanë luajtur së bashku te Llapi dhe Drita për disa sezone, kanë dhënë një intervistë së bashku për RTV Dukagjini.


“Unë kam qenë në Llap, pastaj ka ardhur Lumi. Jemi njoftuar para 11-12 viteve, jemi një pjesë e pandashme prej asaj kohe. Kemi bërë lëvizje bashkë dhe kemi një shoqëri, partneritet të mirë”, ka thënë Blakçori.

“Kemi qenë prej fillimit së bashku, nuk jemi ndarë kurrë. Momente kemi shumë të mira, nuk mund të veçojë asnjërën. Por, ndoshta inkuadrimi në Superligë me Llapin,” tha Namani.

Ribashkimi te skuadra nga Gjilani kishte qenë i rastësishëm, por, jo edhe te Llapi.

“Te Drita kemi kaluar para katër vjetëve. Ndoshta ka qenë rastësi që kemi shkuar të dy bashkë. Së pari kam kaluar unë, pastaj është bashkuar edhe Lumi. Kemi kaluar një kohë shumë të mirë. Te Llapi ndoshta nuk ka qenë me rastësi, nuk ishte e vështirë sepse jemi rritur këtu, e njohim klubin, i dimë ambiciet. Te Drita kaluam kohë shumë të mirë, por ndoshta ishte momenti i duhur për t’u kthyer në vendlindje”, deklaroi Blakçori.

Namani e ka të qartë objektivin për këtë edicion, i cili është titulli kampion.

Ilir Blakçori ka një kohë të gjatë që e njeh trajnerin Tahir Batatina. E bashkë me shokun e tij e zbuluan një batutë interesante, ku nuk ndalej e qeshura.

Blakçori si mbrojtës i majtë, Namani si mesfushor qendror janë dy nga lojtarët më të mirë në futbollin kosovar në pozitat e tyre.

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori