Është gjetur "sensori i trurit për dhimbje", thonë hulumtuesit. Kur shkelni në ndonjë thumb/gozhdë ose e goditni krahun tuaj, kjo është pjesa e trurit tuaj që aktivizohet.
Hulumtuesit kanë bërë skanime të trurit të personave të cilët po përjetonin dhimbje nga depilimi gjatë disa orëve. Ata e identifikuan një rajon të trurit të quajtur insula e pasme e sipërme, e cila u bë aktive në reagim të asaj se sa dhimbje ndjen një person.
"E kemi identifikuar zonën e trurit e cila ka të ngjarë të jetë përgjegjëse për përvojën thelbësore të dhimbjes", tha në një deklaratë Irene Tracey, e cila është autorja kryesore e studimit dhe profesoreshë e shkencës anestetike në Universitetin e Oxfordit në Angli.
Gjetjet një ditë mund t’i ndihmojnë mjekët ta zbulojnë dhimbjen tek personat që nuk e kanë aftësinë për të komunikuar mirë, si fëmijët e vegjël apo personat në gjendje kome ose ata që kanë dementia, thanë studiuesit në studimin, e publikuar në revistën “Nature Neuroscience”.
Në studim, Tracey dhe kolegët e saj e fërkuan një krem i cili përmbante kapsaicinë kimike – komponenti në specat djegës i cili shkakton ndjesi të djegies – në këmbët e 17 vullnetarëve të shëndetshëm, transmeton Koha.net. Hulumtuesit pastaj e vendosën një shishe me ujë të nxehtë apo të ftohtë në lëkurën e vullnetarëve për ta rritur ose ulur nivelin e dhimbjes së tyre.
Ndërkohë, studiuesit e skanuan trurin e pjesëmarrësve dhe u kërkuan atyre që të vlerësojnë se sa shumë dhimbje ndjenin.
Ata konstatuan që insula e pasme e sipërme shkëlqente më shumë në skanimet e trurit kur vullnetarët raportonin dhimbjen më të madhe, gjë që sugjeron se ky rajon vepron si një lloj matësi i trurit për dhimbje, thanë studiuesit.
Në vijim, hulumtuesit planifikojnë të testojnë nëse është e mundur të "fiket" ky rajon i trurit tek personat që vuajnë nga dhimbjet e vazhdueshme, për të cilat trajtimet e tjera kanë dështuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë