LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Spekulimet? Si të shiten ndryshe gazetat…

Ibra: Spekulimet? Si të shiten ndryshe gazetat…

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka shpërthyer në mënyrë sensacionale duke thënë se ai ka mbështetjen e trajnerit Pep Guardiola, duke hedhur poshtë spekulimet të cilat e bënin atë lojtar të klubeve, si Milani apo Manchester City.

“Guardiola më ka thënë se jam lojtar i rëndësishëm i skuadrës dhe unë e kuptova këtë si fakt që do të luaj. Nëse nuk jeni i rëndësishëm, atëherë nuk luani”, theksoi Ibra.

Ibra më pas e lëvdoi kolegun e tij David Villa, duke thënë se është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe që e bën Barcën ekip më të fortë, por përjashtoi mundësinë e garimit me të për një vend në njëmbëdhjetëshin e parë.

“Jam në dijeni që klubet janë të interesuara për mua. Kjo do të thotë se kam bërë diçka për këto komente, por kjo nuk më ka prekur mua. Kur luani në nivelin më të lartë, atëherë spekulime ka çdo ditë sepse ndryshe nuk shiten gazetat. Unë kam edhe katër vite kontratë me Barcelonën. Është lëvdatë e mirë që klubet tjera janë të interesuara në mua, por jam shumë i lumtur te Barcelona dhe vetëm shpresoj të qëndroj këtu”, përfundoi ‘Ibracadabra’. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Bundesliga
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë

Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë

Ndërkombëtare
Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Premier League
Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Premier League
Kalo në kategori