LAJMI I FUNDIT:

I nxorën nga barku një lëmsh me flokë dhe thonj, në madhësi të grejpfrutit

I nxorën nga barku një lëmsh me flokë dhe thonj, në madhësi të grejpfrutit

Një vajzë shtatëvjeçare, nga Shenzen i Kinës, është shtruar në spital me dhimbje të mëdha në bark.

Pas ekzaminimit me rreze X, është parë se ajo vuan nga një gur në bark.

Për këtë e kanë shtruar në sallë të operacionit, në mënyrë që t’ia largojnë gurin.


Mjekët janë befasuar, kur kanë kuptuar se ky objekt ishte një lëmsh me flokë dhe thonj.

Si pasojë e ngrënies, asaj i është rritur lëmshi deri në dhjetë centimetra gjerësi, i njëjtë me madhësinë e një grejpfruti të zakonshëm.

Mësohet se për dy vjet me radhë, ajo kishte përpirë të gjitha qimet që i ka gjetur dhe i ka ngrënë thonjtë.

Me gjithë ndalesën e prindërve, ajo ka vazhduar me këtë shprehi, e njohur në mjekësi si pica – çrregullim mendon, që shtytë njerëzit të hanë gjëra pa vlerë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori