LAJMI I FUNDIT:

I nxjerrin nga barku “binjakun e palindur”, që peshon 20 kilogram

I nxjerrin nga barku “binjakun e palindur”, që peshon 20 kilogram

Narendra Kumar që kishte dhimbje kronike të barkut, është shokuar kur ka kuptuar, se në trupin e tij, jeton binjaku i tij i paformuar.

Mjekët janë mahnitur, kur kanë nxjerrë nga djaloshi, një masë prej 20 kilogramësh, me eshtra, dhëmbë dhe qime.

Ky parazit, kishte krijuar një lloj lidhje si të kërthizës me 18-vjeçarin, prej të cilit merrte gjak, për të mbijetuar.

Ai është diagnostikuar me ‘fetus in fetu’, që është një gjendje e rrallë, e raportuar në mesin e vetëm 200 rasteve deri më tani.


Kjo shkaktohet në fazat e hershme të shtatzënësisë, kur një fetus hyn në tjetrin përmes kordës së kërthizës. Kështu ai bëhet një parazit, që jeton në trupin e binjaku të tij.

Adoleshenti që ka pasur dhimbje barku tërë jetën, më në fund është operuar nga kjo krijesë, të cilin e ka pasur brenda vetes gjatë tërë jetës, transmeton Telegrafi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori