LAJMI I FUNDIT:

I heqin nga shpina një tumor në madhësi të gjirit

I heqin nga shpina një tumor në madhësi të gjirit

Një gruaje ja kanë hequr mjekët nga shpina, një tumor, i cili është rritur në madhësinë e një gjiri.

Gruaja 48-vjeçare, transmeton Telegrafi, ka shkuar në një klinikë në Dablin, duke u ankuar për rritjen në pjesën e djathtë të shpinës.

Mjekët kanë thënë se kjo masë, me gjatësi 19 centimetra dhe gjerësi 6.7 centimetra, ka qenë mjaftë e fortë në prekje.


Në fillim është menduar se është tumor i njohur si sarcoma, por pas ekzaminimit ka dalë të jetë tumor që krijohet nga qelizat yndyrore, i njohur si lipoma.

Ajo ka thënë se kjo “xhungë” ka filluar t’i rritet qe dhjetë vite, por në tri vitet e fundit, ka marrë një hov të madh të rritjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori