LAJMI I FUNDIT:

Huntelaar: Më pëlqen Liga Premier

Huntelaar: Më pëlqen Liga Premier

Sulmuesi i Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, është duke u kërkuar nga Aston Villa dhe Tottenhami, përderisa Milani dëshiron ta shesë atë, me vetë sulmuesin holandez që tani aludon hapur për një kalim në Ligën Premier.

“Kalimi në Angli do të ishte gjë e mrekullueshme për mua. Liga Premier është një kampionat të cilin gjithmonë e shikoj. Është argëtuese dhe futbolli do të më përshtatej sepse ekipet sulmojnë. Shumë lojtarë holandezë kanë luajtur në Angli, lojtarë të cilët i kam adhuruar si Dennis Bergkamp. Të gjithë duan të luajnë këtu. Është një nga kampionatet më të mira në Evropë”.

“Unë kam qenë shumë pranë kalimit në Angli në të kaluarën, pasi që kishte klube shumë të interesuara në mua, por unë e zgjodha Milanin. Të shohim çfarë do të ndodhë. Natyrisht, Liga e Kampionëve për mua është më e rëndësishme, por më e rëndësishme është që unë të luaj. Fokusi im pas Botërorit do të jetë Milani, kështu që do të duhet të shohim se çfarë ndodhë kur të kthehem në Itali. Unë dua të luaj për Milanin, por nuk dua të qëndroj në pankinë”, u shpreh Huntelaar për Sunday Mirror. /Telegrafi/