Zëvendësuesit e sheqerit dikur njiheshin për aftësinë e tyre për t’i ndihmuar konsumatorët që t’i shmangin kaloritë shtesë, por studimi i ri tregon se këta ëmbëlsues artificialë mund t’i përkeqësojnë problemet me trashje.
Gjatë një eksperimenti të kohëve të fundit, shkencëtarët në Institutin e Shkencave Weizmann në Rehovot të Izraelit, zbuluan se kur minjve u ishin dhënë ëmbëlsues të ndryshëm, si sakarina, sukraloza ose aspartami, ata zhvilluan intolerancë ndaj glukozës pas 11 javësh.
Intoleranca ndaj glukozës është një shenjë paralajmëruese e çrregullimeve metabolike, ku ushqimi nuk përdoret në mënyrë efikase për energji dhe në këtë mënyrë bëhet yndyrë. Hetimet e mëtejshme dëshmuan se sakarina po ndikonte tek minjtë përmes mikrobiomeve të zorrëve të tyre, duke e promovuar një bashkësi të pashëndetshme dhe jo të balancuar të baktereve.
Studimet e mëparshme e kanë treguar një lidhje reciproke në mes të përdorimit të ëmbëlsuesve dhe rasteve të çrregullimeve metabolike, por ky ishte i pari që e tregoi një shkak dhe pasojë më specifike – i pari që tregoi se zëvendësuesit e sheqerit mund t’i manipulojnë mikrobet brenda zorrëve të një personi.
Hulumtuesit u përpoqën t’i replikojnë gjetjet e tyre në një mostër të vogël tek njerëzit, duke ua dhënë vullnetarëve të dobët dhe të shëndetshëm një dietë me nivele të larta të ëmbëlsuesve artificialë për disa javë. Katër nga shtatë vullnetarët e zhvilluan një mikrobiom të paekuilibruar të zorrëve dhe filluan të tregojnë shenja të intolerancës ndaj glukozës, ndërsa tre të tjerët ishin imunë ndaj efekteve negative të sakarinës.
"Kjo e nënvizon rëndësinë e të ushqyerit të personalizuar – jo të gjithë janë të njëjtë," tha udhëheqësi i studimit Eran Elinav rreth punës së ekipit të tij".
Elinav dhe kolegët e tij thonë se studimi nuk është mjaft i madh për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme në lidhje me atë nëse duhet shmangur ëmbëlsuesit, por është dëshmi se studiuesit duhet ta kenë një vështrim më të thellë për mënyrën se si ushqimet tona ndikojnë në përbërjen mikrobiale të zorrëve tona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve