LAJMI I FUNDIT:

Hughes në negociata me Al-Ahli?

Hughes në negociata me Al-Ahli?

Sipas Sky Sports, ish-menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, është në negociata me klubin nga Lindja e Mesme, Al-Ahli.

Klubi nga Dubai është lidhur në të kaluarën me strategë si Marcello Lippi dhe Harry Redknapp.

Megjithatë, televizioni anglez njofton se Hughes ka fluturuar me anëtarët e stafit të tij në Dubai, për të filluar bisedimet me klubin që është pronë e princit të Dubait, Shaikh Hamdan Bin Mohammad Al Maktoum.

Al-Ahli është fuqishëm në skenën e futbollit botëror, pasi ka transferuar kohë më parë mbrojtësin italiani Fabio Cannavaro. /Telegrafi/