LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kryetarët e komunave të veriut duhet të japin dorëheqje

Hoxha: Kryetarët e komunave të veriut duhet të japin dorëheqje

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se kryetarët e katër komunave veriore, që janë zgjedhur së fundmi duhet të japin dorëheqje, për t’i hapur mundësi për një zgjidhje politike.

Hoxha u shpreh se Kosova nuk duhet të tentoj ta dominoj pakicën serbe në veri, teksa tha se zgjidhja duhet të adresohet në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit.

“Mendoj që çfarëdo tendence me kapitalizu këto rezultate, me thënë po i bëjmë disa institucione atje, mendoj që është joserizoitet, nuk do duhej Kosova të aspiroj dominimin pakicës mbi shumicën… Duhet t’i instalojmë këta kryetar si institucion formal, sa mos me u ba horë, të kryhen operacionet e përditshme , këta kryetar të ofrojnë dorëheqje, të largohen gradualisht për t’i hapë mundësi zgjidhjes politike që do vinte me Ohrin”, ka thënë ai.


Ai tha se kryeministri Albin Kurti, dhe ndërkombëtarët kanë treguar paaftësi të parashikojnë një ngjarje sic është ajo e bojkotit të zgjedhjeve nga serbët.

“Absolutisht, kryeministri Kurti, ndërmjetësit ndërkombëtarë, kanë treguar paaftësi të parashikimit të një ngjarje e cila është esenciale për paqen, atë që kanë tentuar ta rrinë në Ohër. Marrëveshja e Ohrit, e cila do duhej të zgjidhte problemin e madh Kosovë – Serbi, nuk e adreson problemin fundamental të mospjesëmarrjes në zgjedhje të serbëve, kjo ka qenë e paralajmëruar”, ka thënë ai./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori