LAJMI I FUNDIT:

Hoti pas takimit me Thaçin: I kemi rolet e ndara, me rëndësi të jemi të koordinuar në dialogun me Serbinë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media tha se pas 30 vjetëve janë në pikën kur duhet të përmbyllet përfundimisht dhe të konsolidohet shtetësia e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe është me rëndësi të jenë së bashku në këtë proces.

Hoti pas takimit me Thaçin tha se ngadalë po formësohet dhe po unifikohet qëndrimi i gjitha institucioneve të Kosovës karshi dialogut me Serbinë. Hoti dhe Thaçi konferencat për media i mbajtën ndaras.

“Sot e prezantova kornizën dialoguese edhe para presidentit dhe të koordinohemi në këtë proces të rëndësishëm që nuk është veç i kësaj qeverie, por i të gjitha partive politike dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Hoti, raporton Telegrafi.


I pyetur se kush do të udhëheqë me dialogun, Hoti tha “ato çështje as nuk shtrohen.. Kushtetuta është e qartë në këtë drejtim, kompetencat edhe të presidentit dhe të mia edhe të institucioneve tjera janë më se të qarta dhe aktvendimi i Kushtetueses i vitit të kaluar është mjaft i qartë. I kemi rolet e ndara po është me rëndësi që në këtë proces të jemi të koordinuar…”.

Kreu i ekzekutivit tha se ka pasur takime edhe me partnerët qeverisës, ndërsa ftoi opozitën për takim në mënyrë që të njoftohen për platformën e qeverisë rreth dialogut.

“Siç e kam thënë do të mundohem të krijojë një konsensus të gjerë në mes forcave politike dhe me udhëheqësit e tjerë të institucioneve të Kosovës për një proces që është tepër i rëndësishëm…Pas 30 vjetëve jemi në pikën kur duhet të përmbyllet përfundimisht dhe konsolidohet shtetësia e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe është tepër me rëndësi të jemi së bashku në këtë proces”, tha ai.

Hoti foli edhe për vizitën e Miroslav Lajçak në Kosovë. Sipas tij, përfaqësuesit të BE-së për dialogun do t’i prezantohet qëndrimi i Qeverisë karshi dialogut.

“…Kemi qenë në komunikim gjatë gjithë javës së kaluar edhe me ambasadorët e QUIN-it dhe BE-së. Ngadalë po formësohet dhe po unifikohet qëndrimi i gjitha institucioneve të Kosovës karshi dialogut…”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka folur edhe rreth udhëheqjes së dialogut. “Ne jemi të gatshëm dhe e kemi artikuluar qartë qëndrimin tonë si qeveri. E kam komuniku tani  edhe me presidentin. Të mërkurën kam takim  edhe me shoqërinë civile dhe ngadalë po e formësojmë komplet konjukturën sa i përket dialogut. Do të kem komunikim edhe Kuvendin e Kosovës në këtë drejtim. Sa na përket neve ne jemi të gatshëm”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Lajme
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Lajme
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Lajme
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të

KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të "Mburojës së Re"

Lajme
Kalo në kategori