LAJMI I FUNDIT:

Hodgson kërkon investime në Anfield

Hodgson kërkon investime në Anfield

Bosi i Fulhamit, Roy Hodgson, ka këmbëngulur që t’i garantohen investimet për të forcuar Liverpoolin këtë verë, para se të nënshkruaj si trajner i ri, shkruajnë mediat angleze.

Liverpooli pritet që së shpejti t’ia shkëpusë kontratën Hodgsonit me Fulhamin, për ta zëvendësuar atë me të larguarin Benitez. Megjithatë, The Mirror shkruan se Hodgson ka kërkuar që t’i garantohen të holla të mjaftueshme për të hyrë në tregun e transferimeve, në mënyrë që ta përforcojë skuadrën dhe gjithë kjo para se të nënshkruaj si trajner i ri.

Hodgson është i brengosur për situatën financiare të Liverpoolit, që ka borxhe prej më se 400 milionë funte. Nëse Hudgson kalon te Liverpooli, ai pritet të zëvendësohet te Fulhami nga Sven Goran Eriksson, që javë më parë dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Bregut të Fildishtë. /Telegrafi/