LAJMI I FUNDIT:

Henin, më tej në Wimbledon

Henin, më tej në Wimbledon

Rivalet e përbetuara, Justine Henin dhe Kim Clijsters i janë afruar takimit ndërmjet tyre në fazën e 16-të më të mirëve në Wimbledon, pasi Justine Henin ka fituar ndeshjen e saj të rrethit të dytë.

Belgia Henin mposhti gjermanen Kristina Barrois me 6-3 dhe 7-5, me vështirësi të mëdha në setin e dytë.

Kim Clijsters që ka mposhtur dy herë belgen Henin gjatë këtij viti, do të takohet me rivalen e saj të përbetuar vetëm nëse mposht Maria Kirilenkon. /Telegrafi/