LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj ndjehet i mrekulluar me punën që është bërë në partinë e tij

Haradinaj ndjehet i mrekulluar me punën që është bërë në partinë e tij

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u është drejtuar strukturave të partisë së tij ku ka thënë se është i mrekulluar nga puna e shkëlqyer që është bërë muajt e fundit në AAK.

“Strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë në fazën përfundimtare të procesit e analizës brenda organizatës politike. Në muajin e fundit, ekipet përfaqësuese të të gjitha strukturave të AAK-së, kanë vizituar 381 nëndegë, ndërkohë që procesi do të vazhdojë edhe për 300 nëndegë të tjera.


Nga të gjeturat e ekipeve të ngarkuara, del se AAK, krahasuar me periudhën e para zgjedhjeve të fundit, ka një shtrirje organizative në rritje, si dhe një konsolidim të organizatës politike në nivelet më themelore të saj dhe në të gjitha pjesët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka shtuar se nga nëndegët e vizituara, rreth 100 prej tyre, tashmë kanë aplikuar sistemin e riorganizimit të plotë, duke përfshirë edhe udhëheqjet e tyre.

“Një vëmendje më e sforcuar i është kushtuar pjesëve ku AAK-ja nuk ka pasur rezultate të kënaqshme në periudhën e shkuar. Gjatë këtij procesi, janë evidencuar edhe mbi 2500 anëtarësime të reja, që i kanë dhënë një fuqi tjetër AAK-së. Ndër arsyet e aderimeve të reja, janë përmendur shkëputja totale e institucioneve qeverisëse nga problemet dhe temat me të cilat përballet popullata, por edhe konsistenca e AAK-së, jo vetëm në kundërshtimin e dy temave me pasoja të rënda për vendin, por edhe në vendosmërinë dhe kursin e saj të vendosur për zhvillimin dhe forcimin e Kosovës”, tha Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori