LAJMI I FUNDIT:

Hapet ekspozita “Bazë”

Hapet ekspozita “Bazë”

Sot Muzeun e Kosovës do të bëhet hapja solemne e ekspozitës “Bazë”, e para e konceptuar si e tillë, ku do të prezantohen eksponate të periudhave të ndryshme historike që nga Neoliti e deri te Pavarësia e Republikës së Kosovës më 2008.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen eksponate edhe të heronjve Isa Boletini e Adem Jashari.


Në hapjen e “Ekspozitës Bazë” do të marrin pjesë personalitete të shumta nga politika vendore, nga trupat e huaja të akredituara në vendin tonë dhe nga fusha e kulturës e trashëgimisë.