LAJMI I FUNDIT:

Grabitet një lokal në Prishtinë

Grabitet një lokal në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

“Me datën 18.12.2019 rreth orës 21:30 kemi pranuar një informatë për një rast të grabitjes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në një lokal”, tha Hoxha për Telegrafin.


Hoxha bëri të ditur se policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin./Telegrafi/