LAJMI I FUNDIT:

Gjuha amtare nuk harrohet kurrë

Gjuha amtare nuk harrohet kurrë

Nuk ka rëndësi nëse nuk flisni rrjedhshëm apo nuk mbani mend fjalët, gjuha e parë që e mësoni si fëmijë tashmë ka ndryshuar trurin tuaj.

Hulumtuesit kanadezë kanë zbuluar se ekspozimi ndaj një gjuhe në fazat e hershme të jetës ndikon në mënyrën se si më vonë truri përballet me gjuhë tjera.

Kjo ndodhë edhe te njerëzit që nuk kanë folur gjuhën e tyre të parë për një pjesë të madhe të jetës së tyre, madje edhe tek ata që besojnë se e kanë harruar gjuhën e tyre amtare.

Hulumtuesit nga Universiteti McGill dhe Instituti Neurologjik në Montreal kanë kryer një eksperiment me tre grupe të fëmijëve mes moshës 10 dhe 17-vjeçare me histori të ndryshme gjuhësore.


Një grup ishte formuar me fëmijë të lindur dhe të rritur në gjuhën franceze, transmeton Koha.net.

Fëmijët në grupin e dytë dinin dy gjuhë: frëngjishten dhe kinezishten, derisa grupi i tretë përbëhej nga fëmijët kinezë që janë adoptuar nga familjet franceze para se t’i mbushnin 3 vjet dhe për një kohë të gjatë nuk kanë folur kinezit.

Nga ky hulumtim është zbuluar se fëmijët që nuk kanë folur gjuhën amtare për një kohë të gjatë, ende e mbajnë mend atë edhe pse nuk kanë më kontakt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori