Sa më gjatë që t’i jepni gji fëmijës suaj, aq më të shëndosha do t’i ketë mushkëritë.
Fëmijët të cilët kanë pirë gji së paku katër muaj mund të kenë funksion më të mirë mushkëror në krahasim me fëmijët të cilët shumë më shkurtë kanë pirë gji, si edhe fëmijët të cilët janë ushqyer me shishe.
Këto janë rezultatet e një studimi më të ri njofton “Reuters Health”, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë zbuluar se funksioni i mushkërive është shumë më i mirë te dhjetëvjeçarët, të cilët kanë pirë gji së paku katër muaj, ndërsa njëkohësisht edh kapaciteti mushkëror i tyre ka qenë më funksional.
“Aktiviteti fizik i nxitur nga thithja e gjirit, afërsisht gjashtë herë në ditë brenda katër muajsh, mund të rezultojë me rritjen e kapacitetit mushkëror dhe rritjen e kalueshmërisë së ajrit te fëmijët të cilët kanë pirë gji, në raport me fëmijët të cilët janë ushqyer me shishe”, është shprehur për “Reuters Health”, Dr. Ikechukwu U. Ogbuanu nga Universiteti i Karolinës Jugore.
Ogbuanu dhe kolegët e tij kanë përcjellë ushqyerjen e fëmijëve të lindur në vitin 1989 në ishullin Wight në Britaninë e Madhe. Ndërmjet 1.033 fëmijëve të cilët janë testuar pas dhjetë vitesh, 39% e tyre kishin pirë gji më shumë se katër muaj, ndërsa rreth 40% e fëmijëve kishin pirë gji në afat më të shkurtër kohor se katër muaj. 21% e fëmijëve nuk kanë pirë aspak gji, por janë ushqyer me shishe.
Testet standarde të funksionit të mushkërive kanë treguar se mushkëritë e fëmijëve, të cilët kishin pirë gji për katër e më shumë muaj, ishin më të fuqishme në krahasim me mushkëritë e fëmijëve të cilët ishin ushqyer me shishe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë