LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, nevojiten dy milionë të huaj të kualifikuar

Gjermani, nevojiten dy milionë të huaj të kualifikuar

Sipas shefit të Agjencisë Federale të Punës, Frank-Jürgen Weise, Gjermanisë do i nevojiten vitet e ardhshme dy milionë imigrantë të kualifikuar, për të kompensuar mungesën e fuqisë së kualifikuar të punës në vend.

Një imigracion me plan është i domosdoshëm, tha Weise për gazetën "Die Welt". Deri në vitin 2025 do të krijohet një mungesë prej gjashtë deri shtatë milionë punonjësish të kualifikuar. Kjo mund të mbushet vetëm përgjysmë me fuqi të kualifikuar nga brenda vendit, tha shefi i Agjencisë Federale të Punës.

Weise paralajmëroi edhe ndaj rrezikut të shpërnguljes së firmave gjermane jashtë vendit. "Në rastin më të keq sipërmarrjet do të zhvendosen atje ku mund të gjejnë fuqi punëtore të kualifikuar", tha Weise. Ai tha se pret që numri i të papunëve në Gjermani të ulet në 2.9 milionë vetë në muajin maj. /Telegrafi/