LAJMI I FUNDIT:

“Gjashtë persona kërkojnë autorin” mund t’i shohim cullakë!?

“Gjashtë persona kërkojnë autorin” mund t’i shohim cullakë!?

Regjisori Orhan Kerkezi e ka bërë planin nëse për shfaqjen e tij “Gjashtë persona kërkojnë autorin” Ministria e Kulturës nuk ia ndan buxhetin që është kërkuar.

MKRS-së i ka dhënë afat që deri të hënën ta marrë vendimin për ndarjen e 67 mijë eurove. Në të kundërtën, Kerkezi ka thënë se aktorët “do të luajnë të zhveshur”.

“Mundemi me e dhënë shfaqjen cullak nëse ministri ka qejf me e pa. Pse jo”, ka thënë Kerkezi që për tre muaj ka përgatitur shfaqjen me tekst të italianit Luigi Pirandello.


Regjisori ka thënë se ka derdhur mund deri në realizimin e kësaj shfaqjeje e t’i ndodhë e njëjta gjë edhe me premierën e saj thotë se s’ka kuptim.

“Ka me u shfaq cullak, për shkak të imponimit të rrethanave. Nëse pranojnë aktorët. Ama bash cullak, se me thanë zhveshur duket butë”, ka thënë Kerkezi.

Premiera e “Gjashtë…” është shtyrë dy herë brenda këtij muaji, për shkak se Ministria e Kulturës ka refuzuar të paguajë 77 mijë euro për këtë shfaqje, duke e konsideruar shumën tejet të lartë. Përderisa më herët menaxhmenti i TKK-së e kishte vlerësuar shumën prej 77 mijë eurosh si të arsyeshme për këtë shfaqje, tash ka ndërruar mendje, por jo aq sa ka këshilluar MKRS-ja.

Valdet Avdiu, drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka paraqitur kërkesën e re të bërë në ditën e 24 të këtij muaji në MKRS, gati një muaj pasi e kishte bërë kërkesën e parë. Ka kërkuar fiks 10 mijë euro më pak.

Sa i përket zbritjes totale prej 10 mijë eurosh ka thënë se janë hequr shpenzimet e nevojshme, por jo ato të domosdoshmet.

Sipas Jehona Shytit, këshilltare politike e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, institucioni më i lartë kulturor në vend nuk do të japë asnjë cent përtej 50 mijë eurove për këtë shfaqje.

Aktori Sunaj Raqa para një jave kishte deklaruar se nëse nuk paguhet për kontratën që posedon do të padiste institucionet. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe aktori tjetër Artan Geca.

Në anën tjetër, Kerkezi nuk i pëlqen paditë, sepse “as baba e as gjyshi nuk kanë pasë punë me gjykata”.

Në fund, drejtori Avdiu, për “shfaqjen cullak” thotë: “Nëse regjisori dhe krijuesit e shohim që me performancë të tillë sjellin risi dhe nuk e dëmtojnë shfaqjen e tyre, pse jo”! /Koha Ditore/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
Kalo në kategori