Nga: Lizzie Enfield / BBC
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Shkrimtari amerikan Mark Twain, në mënyrë të famshme ka shkruar: “Nuk ka asgjë të tillë si ideja e re. Ne thjesht marrim shumë ide të vjetra dhe i vendosim ato në një lloj të kaleidoskopit mendor. Ua japim atyre një kthesë dhe ato bëjnë kombinime të reja dhe kureshtare”. Kjo është veçanërisht e vërtetë për tregimet. Jam shkrimtare dhe ligjëroj shkrimin kreativ. Në këtë disiplinë ka ndikim premisa për shtatë narrativat bazike (siç përshkruhet në një libër me të njëjtin emër nga Christopher Booker).
Historitë që tregojmë, në çdo kohë të caktuar pasqyrojnë se kush jemi – si individë dhe si shoqëri. Duke i lexuar tregimet nga shekujt e kaluar nuk ka dyshim se ti, derisa kohët ndryshojnë, zbulon se instinktet dhe emocionet njerëzore janë më konstante dhe më universale. Kënaqësia e leximit është të komunikosh me njerëzit e tjerë përmes historive që ata kanë lënë pas – por, edhe ta njohësh botën e tyre si diçka tonën.
Libri, Mitet nordike që skalitën mënyrën se si ne mendojmë [The Norse Myths that Shape the Way We Think] nga Carolyne Larrington, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, hulumton rezonancat bashkëkohore të miteve nordike dhe analizon përfytyrimin e serishëm të tyre në kulturën popullore. “Mitet nordike janë të rëndësishme sepse ndodhin në një peizazh që njerëzit në Britani dhe në botën anglishtfolëse i njohin si të vetat”, thotë profesoresha Larrington për BBC Culture. “Dhe, ndryshe nga mitet greke dhe romake, ato portretizojnë botën që është e fundme. Banorët e saj marshojnë drejt fundit të kohës. Kështu, e kanë një notë pesimizmi që rezonon në botë më laike”.
Pavarësisht kësaj, ato nuk janë pa shpresë apo pa dritë. Nga një hulumtim elegjiak i mjedisit, duke menduar për maskulinitetin dhe duke pasur parasysh ekzistencën, këto mite të lashta nordike mbështesin shumë prej mënyrave që ne sot i mendojmë.
1. Miti i gjelbër
Aty ku tekstet biblike dhe legjendat e tjera flasin për përmbytjet, për murtajën dhe të keqen deri te zemërimi i Zotit ose i perëndive, historia e Igdrasilit rezonon më shumë me botën që është vigjilente ndaj ndikimit të njeriut. Versioni i pemës së jetës, Igdrasilit, qëndron në qendër të universit të vjetër nordik. Degët arrijnë deri në qiej; rrënjët zbresin në botën e të vdekurve dhe të gjigantëve të ngricave. Kafshët që jetojnë në të lulëzojnë dhe e dëmtojnë. Kur vjen fundi i botës, pema rënkon dhe lëkundet, por nuk na thuhet nëse do të bjerë.
“Igdrasili është model për mjedisin tonë për të cilën gjë do të bënim mirë nëse mendojmë”, thotë Larrington. “Përfaqëson botën natyrore që jep, por nuk mund të merret si e mirëqenë: një sistem simbiotik që mundet – ose jo – t’ju rezistojë të gjitha shkatërrimeve që i shkakton njerëzimi”.
Paralajmërimi i nënkuptuar është sidomos sot i rëndësishëm, duke pasur parasysh se Igdrasili nuk është thjesht një pemë, por një pemë prej hiri. “Ishte gri e argjendtë”, shkruan Neil Gaiman në romanin e tij të vitit 2001, Zotat amerikanë [American Gods] i mbushur me mite. “E panatyrshme dhe megjithatë krejtësisht reale”. Duhet vetëm të ecni nëpër një nga pyjet e shumta anembanë globit – të shkatërruara kohët e fundit nga sëmundja e hirit të vdekur – për të parë qartas të panatyrshmen ku kohët e fundit qëndronin pemët krejtësisht reale të gri-argjendta.
2 Miti i famës së pavdekshme
Valhalla (ose Valhǫll) është sallë madhështore, e sunduar nga perëndia Odin ku luftëtarët e vdekur jetojnë përkrah mbretërve dhe figurave të tjera legjendare. Kur vjen Ragnaroku (fundi i botës), ata thirren për t’i luftuar jotnarët (gjigantët). Është një sallë fame për një shoqëri heroike, një vend ku jetojnë ata që kanë vdekur në betejë. Valhalla gjithashtu ka jetuar, përgjithmonë.
Në vitin 1830, Princi i Kurorës, Ludwigu i Bavarisë, porositi ndërtimin e një tempulli të Valhallës pranë Regensburgut në Gjermani. Aty u çmuan heronjtë pangjermanikë për ta përforcuar projektin e bashkimit gjerman. Përafërsisht në të njëjtën kohë, August Smithi e krijoi muzeun “Valhalla” në Kopshtet e Abacisë Tresko në Ishujt e Silit, për t’i vendosur dekoret që gjendeshin në ballë të anijeve të përmbytura në atë rajon. Salla mitike e famës përshkruhet gjithashtu në operat e Ciklit të Unazës të Richard Wagnerit, në pikturat e shumta dhe në shkrimet e Hunter S Thompsonit. Elton John, Led Zeppelin dhe Jethro Tull, që të gjithë këta i referohen Valhallës në këngët e veta.
“Në shoqëritë parakristiane, veçanërisht ato gjermanike, e vetmja mënyrë për të mbijetuar pas vdekjes ishte duke arritur famë”, thotë profesoresha Larrington, duke shpjeguar tërheqjen e fortë që miti ka. “Tani që ka më pak besim kulturor në idenë e jetës pas vdekjes, njerëzit i përmbahen idesë për të qenë të famshëm dhe, në një farë mënyre, për të lënë përshtypje për veten e tyre në botë. Valhalla janë 15 minutat tanë të famës”.
3. Miti i fundit
Ragnaroku (dënimi i perëndive) është fundi nordik i botës, jehonë e qartë për Armagedonin e krishterë. Në mitologjinë nordike, Ragnaroku arrin kulmin në betejën përfundimtare mes perëndive dhe demonëve dhe gjigantëve, duke përfunduar me vdekjen e perëndive. Bota përfundon në zjarr dhe akull.
“Dimri po vjen”, thotë George RR Martin. Thënia në Lojën e froneve [Game of Thrones] është motoja e Shtëpisë Stark – ndodhet në veri të Uesterosit dhe shpeshherë goditet rëndë nga dimrat e ftohtë – por, është gjithashtu paralajmërim i përgjithshëm se gjërat e këqija do të ndodhin. Dhe, Ragnaroku gjithashtu është temë popullore në deth-metalin ose viking-metalin skandinave që bazohet në mitologjinë nordike.
Në Ragnarök, brezi i vjetër i perëndive do të shkatërrohet. “Kjo është e pashmangshme”, shkruan Larrington në librin e saj. “Madje luftëtarët e Valhallës nuk munden t’i mposhtin forcat kozmike. Pas këtij fundi mitik, bota do të çohet përsëri. Por, pyetja mbetet: a do të jetë përmirësim i së vjetrës”? Në ritregimin e saj të mitit, Ragnarok: Fundi i zotave [Ragnarok: The End of the Gods], autorja AS Byatt është e përcaktuar se bota nuk do të kthehet, ndërsa shkrimtari Neil Gaiman i bën jehonë Fermës së kafshëve në librin e tij Mitologjia nordike [Norse Mythology]. Brezi i ri i perëndive përsërit të njëjtat lëvizje dhe historia përsëritet. Ragnaroku është edhe në të ardhmen – edhe në të kaluarën.
4 Miti i endacakut në kërkim të urtësisë
Odini, babai i Torit dhe krijuesi i botës nordike, është gjithashtu zot i luftës, i poezisë, i runës, i magjisë dhe i të vdekurve. Por, ai nuk është i gjithëdijshëm dhe endet si në botën njerëzore ashtu edhe në atë hyjnore në kërkim të urtësisë. Kjo ka një çmim. Kur arrin në Pusin e Urdit, i thuhet se për ta pirë ujin e mençurisë duhet ta sakrifikojë njërin sy.
Endacaku Odin e frymëzoi Gandalfin e JRR Tolkienit. Ai gjithashtu ia dha emrin e vet të mërkurës [Wednesday], nga anglishtja e vjetër “wōdnesdæg” që ka origjinë nga “Woden” (Odin). Në universin e Marvel-it, gjithmonë paraqitet me syrin e djathtë që i mungon – figurë e mençur, me një pikë të verbër.
“Odini skalit mënyrën se si ne mendojmë për të vazhduar me mësimet, por në të njëjtën kohë shihet si forcë patriarkale që përfundimisht duhet të largohet, dhe këtë dikotomi e shohim shumë në politikën bashkëkohore”, thotë Larrington. “Në fundin e botës nordike do të vijë një brez i ri i perëndive, me ide të reja, të paprovuara. Por, është një ndjesi se do të triumfojnë”.
5. Mitet e maskulinitetit
Ekziston një paradoks i maskulinitetit në botën nordike. Nga njëra anë, është heroi biond viking atletik që bën aventura, tregton, shkruan poezi dhe gdhend runat, dhe nga ana tjetër është Berserkeri përdhunues, plaçkitës, duke shkatërruar gjithçka pas tij.
Madje, disa ripërfytyrime ua kanë dhënë vikingëve një cilësi pothuajse të këndshme, si në librat e fëmijëve të shekullit XX, Nogin Nogu [Noggin the Nog], ose i kanë parodizuar si në filmin e Terry Jonesit, Vikingu Eric [Eric the Viking]. Ndoshta miti triumues, megjithatë, është i grupit heroik, i vëllezërve aventurierë që janë sigurt për vendin që kanë në botë.
Por, është një mit që është i hapur për riinterpretime ngatërruese. “Në mesin e shekullit XIX, figura e vikingëve aventurierë u përdor për të mbështetur doktrinat e epërsisë ariane”, thotë Larrington. “Sot, meshkujt që ushtrojnë pushtetin mbi gratë i kanë mënyrat e tyre të adoptimit të kësaj në grupet e së djathtës ekstreme, të të bardhëve që duan që gratë ‘ta dinë vendin e vet’”. Kjo nuk do të thotë ta hedhësh poshtë mitin si të parëndësishëm, pohon Larrington. Figura e luftëtarit viking ka përfaqësuar gjithmonë një luftë dhe një nevojë për ekuilibër: midis zemërimit heroik, nderit personal, guximit – dhe hapjes ndaj dashurisë. Dhe, ai konflikt midis idesë së vlerave tradicionale të meshkujve dhe të meshkujve që banojnë në një botë femrash, rezonon më shumë sot sesa kurrë më parë.
6. Miti i superheroit
Tori (nga nordikja e vjetër Þórr) është zot i shquar që ndërlidhet me mbrojtjen e njerëzimit dhe një model për superheroin e ditëve të mëvonshme. I rishpikur nga Marvel Comics si Tori i fuqishëm [Mighty Thor], heroi me çekiç që patrullon nëpër kufijtë e botës njerëzore dhe që i mban jashtë gjigantët është jehonë e Mbinjeriut [Superman], Goliatit [Hulk]dhe Hakmarrësve të tjerë [Avengers].
“Ajo që është interesante është se ajo që ka mbetur nga mitet e vjetra nordike është një torollak që fillimisht godet njerëzit me çekiçin e vet dhe që më vonë bën pyetje”, thotë Larrington. “Ajo që ka bërë Marvel-i është se ia ka dhënë atij një dozë të përparimit, duke e futur në një familje ku ai ka marrëdhënie me vëllain e adoptuar dhe me babanë, dhe ku ai bie në dashuri në mënyrë që forcat e tij mbinjerëzore të zbuten nga të metat e tij njerëzore”.
Në botën nordike, një shoqëri orale pa kontrata të shkruara, Tori përfaqëson vlerat e mbrojtjes së të dobëtit dhe të mbajtjes së fjalës. Në botën tonë kryesisht laike, ai nuk ndërlidhet me zgjedhjen e zënkave, por që është gati për t’i trajtuar kur ato lindin. Nuk e kthen faqen tjetër, por ka guximin të ballafaqohet me problemet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Trashëgimia kulturore e Kosovës vlerë që duhet çmuar
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
A është plagjiator Branko Merxhani - “babai” i neo-shqiptarizmës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj