LAJMI I FUNDIT:

GIZ përkrah ekonominë e Kosovës

GIZ përkrah ekonominë e Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Mimoza Kusari Lila, ka takuar të hënën përfaqësuesit e German International Cooperation (GIZ).

Çështjet e takimit u sollën rreth mundësive të bashkëpunimit mes dy institucioneve për përmirësimin e infrastrukturës në turizëm, zhvillim regjional, zhvillimin e sektorit privat, si dhe për funksionimin e laboratorëve për kontrollimin e cilësisë së produkteve.

Ministrja Kusari Lila, shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar bashkëpunim nga ana e institucionit që ajo përfaqëson. Sipas, ministres Mimoza Kusari Lila theksoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë laboratorë për kontrollimin e cilësisë së produkteve dhe ato duhet të kontrollohen nga agjensione që administrohen nga sektori privat.

Drejtori i përgjithshëm i promovimit të programit për ekonomi i GIZ-it Reinhard Trenkle, e quajti të domosdoshme rëndësinë e promovimit të mundësive që ofron Kosova si në aspektin e turizmit dhe atë të agrikulturës.


GIZ këshillon dhe mbështet Kosovën në arritjet e stabilitetit politik dhe demokracisë nga 1999. /Telegrafi/