LAJMI I FUNDIT:

Giorgio Armani, Madonnës: Fajtor je vetë për rënien (Video)

Giorgio Armani, Madonnës: Fajtor je vetë për rënien (Video)

Është vetë Madonna ajo që duhet të fajësohet për belanë që shkaktoi në BRIT Awards, sipas dizajnuesit të pelerinës Giorgio Armani.

Ylli i modës tha se ishte vetë këngëtarja që insistoi në lidhjen e fortë të nyjës së pelerinës në qafën e saj, në vend që të kishte mundësinë ta lironte atë lirisht.

Duke folur në Javën e Modës në Milano, Armani tha për Associated Press: “Siç e dimë të gjithë, Madonna është një tip i vështirë”.


Komentet e Armanit erdhën pasi Mbretëresha e Popit, fajësoi dizajnimin e fustanit për rënien e dhimbshme të saj në skenë.

E ftuar në emisionin e Jonathan Ross, ajo tha: “Ishin ata që ma lidhën fort pelerinën në qafë sepse mendonin se do të binte ngaqë ishte e rëndë”.

Ndërkohë legjenda e popit, Noel Gallagher, i cili doli me Madonën javën e kaluar pas incidentit të ndodhur, tha se “egoja e saj u vra më shumë se sa trupi”. /Telegrafi/