LAJMI I FUNDIT:

Gattuso do të largohet nga Milani

Gattuso do të largohet nga Milani

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka refuzuar të flasë deri në këto momente për të ardhmen e tij tek gjiganti italian, por mediumet në Apenine kanë tashmë një pasqyrë të qartë për Rinon.

32 vjeçari po lidhet me një sfidë të re, pas 11 viteve të kaluara te Milani. Gattuso ishte pyetur të enjten pas eliminimit turpërues për të ardhmen e tij, por ai refuzoi të komentojë mbi të.

Megjithatë, sipas milanenws.it, skuadra nga Dubai, Al-Ahli, është e gatshme të bëjë transferimin shokues të radhës, pasi transferoi dhe kapitenin e Azzurëve, Fabio Cannavaron. /Telegrafi/