LAJMI I FUNDIT:

Gashi paralajmëron ”gjakderdhje”, austriakët ankohen për kërcënime

Gashi paralajmëron ”gjakderdhje”, austriakët ankohen për kërcënime

Përfaqësuesit e kompanisë austriake OeSD janë ankuar se kanë marrë kërcënime nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi. Për këtë ka njoftuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.

“Sekretari permanent i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë tejet armiqësor në takimin me ne, disa herë ka bërtitur, ka kërcënuar dhe refuzuar çdo lloj shpjegimi, duke i vazhduar kërcënimet”, ka shkruar ai në një letër të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”.

Ton të ngjashëm me atë që ka përshkruar austriaku Gerhard Wastl, Ilhami Gashi ka pasur edhe me “Kohën Ditore”, kur i ka telefonuar për të marrë më shumë sqarime.


Sekretari i Ministrisë në të cilën po vidhen miliona euro, ka akuzuar se gazeta “po e bën horë Kosovën me shkrimet e saj”. Ai ka paralajmëruar “derdhje gjaku nëse është nevoja”.

“Krejt o në proces dhe s’ka çka me diskutu, ne jemi në negociata”, ka thënë ai. Kur i është kërkuar sqarim nëse ka kërcënuar austriakët, Gashi i ka quajtur hajna për t’i drejtuar akuzat drejt gazetës.

“Po çka po më intereson çka ka thanë, kush janë ata me na thanë neve. Krejt janë me kontratë. Çka thojnë ata hajna, mu s’um intereson, qikaq. Unë jam tu e kry punën time me nder, hera e parë i kam taku dhe ju kam tregu: me Kosovën hajgare s’munden me ba se Bangladesh nuk oshtë. Çka kanë problem, janë arbitrazhet”, ka thënë sekretari permanent i MPB-së, i cili ka negociuar të mërkurën me përfaqësues të kompanisë austriake, që ka fituar tenderin për prodhimin e pasaportave për të zgjidhur problemin e shlyerjes së detyrimeve doganore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori