LAJMI I FUNDIT:

Garë e ashpër për Martinez, talenti argjentinas mbërrin në Evropë

Garë e ashpër për Martinez, talenti argjentinas mbërrin në Evropë

Lautaro Martinez është gati ta bëjë hapin e madh në karrierë dhe të transferohet në Evropë.

Kanë mbetur edhe shumë pak kohë për afatin kalimtar të dimrit, agjentët e sulmuesit 20-vjeçar nga Argjentina, Lautaro Martinez, kanë mbërritur në Evropë.

Duket se e ardhmja e talentit 20-vjeçar që luan për Racing Club në Argjentinë do të jetë në Evropë, por ende mbetet e paqartë se në cilin kampionat dhe në cilën skuadër.


Për shërbimet e sulmuesit të talentuar interesim ka shfaqur edhe kampioni aktual i Evropës, Real Madridi.

Ndërkohë që për të janë duke u interesuar edhe klubi italian Inter, për ta pasur në radhët e veta.

Siç ka shkruar e përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’, Inter po kërkon ta marrë në formë huazimi sulmuesin e talentuar me të drejtë blerje në fund të stinorit.

Në garë për lojtarin mbetet gjithashtu edhe skuadra e madhe gjermane Borussia Dortmund.

Megjithatë Racing ka bërë të qartë se kërkon së paku 15 milionë euro për ta lënë të lirë yllin argjentinas.

Në gjashtë ndeshjet e para në elitën e futbollit argjentinas, 20-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tre asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori