LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Mega, fablet i lirë nga Samsung?

Galaxy Mega, fablet i lirë nga Samsung?

Sipas mediumit korean ETN News, e cila njihet si burim i besueshëm për informacione që lidhen me kompaninë Samsung, thuhet se lideri global i telefonave mobil – Samsung është duke punuar në lansimin e një fableti të ri të cilin do ta quajë Galaxy Mega.

Emri i kësaj pajisje vjen pasi ekrani i saj do të jetë në diagonale prej 6.3 inç. Projekti për modelimin e fabletit të ri, i cili është koduar me emrin “Mobius” thuhet se do ta sjell një fablet me çipin dual-core të Exynos, kamerë të pasme me 8 mega-piksel dhe atë të përparme me 2 mega-piksel.

Në anën tjetër, sipas Sammobile thuhet se Galaxy Mega do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 5.8 inç, me ndërfaqe prej 960 x 540, 1.4GHz Exynos CPU dhe 1.5GB RAM.

Nëse bazohemi në këto të dhënat, mund të vijmë në përfundim se bëhet fjalë për një pajisje mesatare nga Samsung, të cilën mund ta blejnë më shumë konsumatorë në mbarë botën. Kjo, sepse çmimi i pajisjes pritet të jetë më i lirë, pasi specifikat e Mega nuk do të mund të konkurrojnë për shembull me ato të Galaxy S4. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori