LAJMI I FUNDIT:

I frikësohen ‘spiunëve’, Dortmundi nuk do ta bëj stërvitjen e zakonshme në Santiago Bernabeu para përballjes me Realin

I frikësohen ‘spiunëve’, Dortmundi nuk do ta bëj stërvitjen e zakonshme në Santiago Bernabeu para përballjes me Realin

Real Madridi dhe Borussia Dortmund do të përballen të martën mbrëma në ‘Santiago Bernabeu’ në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Evropës synon të rikthehet te fitoret pas asaj humbjes befasuese nga Lille, derisa gjermanët pas dy fitoreve radhazi kërkojnë vazhdimësi të rezultateve pozitive.

Në përpjekje për të mbajtur të fshehura strategjitë e tyre, Borussia Dortmund nuk do të zhvillojë seancën e zakonshme stërvitore në Santiago Bernabeu.


Në vend të kësaj, trajneri Nuri Sahin ka zgjedhur të stërvitet në Gjermani për shkak të shqetësimeve nga spiunët.

Vendimi i Sahin synon të parandalojë Real Madridin që të kuptojë taktikat e Dortmundit. Kjo qasje pasqyron natyrën konkurruese të të dyja skuadrave në këtë përballje vendimtare.

Sahin që më parë ka qenë një futbollist i Real Madridit ka thënë se nuk është aspak i shqetësuar nga përballja me Los Blancos.

“Nuk jam aspak i shqetësuar për Real Madridin. Jam i bindur se analistët tanë janë përgatitur për ndeshjen. Kam parë edhe një ose dy ndeshje të Real Madridit gjatë pushimit ndërkombëtar”, ka deklaruar Nuri Sahin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori