LAJMI I FUNDIT:

Fosili i “zogut terrorizues” zbulon se si ka tingëlluar zëri i shpendëve të lashtë (Foto/Video)

Fosili i “zogut terrorizues” zbulon se si ka tingëlluar zëri i shpendëve të lashtë (Foto/Video)

Studimet e fosilit të skeletit të grabitqarit mishngrënës, që ka terrorizuar Tokën 3.5 milionë vite më parë, po ndihmojnë të zbulohet se si kanë tingëlluar këto krijesa.

Paleontologët kanë thënë se ky është rasti unik dhe më i kompletuar i një “zogu terrorizues” që ka qenë i gjatë deri në një metër e gjysmë, ndërsa nuk ka mundur të fluturojë.

Zogu i Amerikës Jugore është emëruar Llallawavis scagliai – që do të thotë Zogu i Madhërishëm i Scaglias – sipas zbuluesit të mirënjohur argjentinas, Galileo Juan Scaglia.


Aq mirë ka qenë i ruajtur ky skelet, sa që shkencëtarët kanë arritur të studiojnë audio sistemin dhe gabzherrin e tij, transmeton Telegrafi.

Në Zhurnalin e Paleontologjisë Vertebrale, tregohet se si ky zog ka pasur një zë të thellë, në bazë të formës së fytit dhe madhësisë së sqepit.

Sipas gjetjeve, del se me gjithë paraqitjen e tmerrshme, ai ka pasur një dëgjim të dobët në krahasim me zogjtë që jetojnë sot.

Skeleti i zogut që është gjetur në një shkëmb në vitin 2010, po ndihmon në studimin sa më të mirë të kësaj specie që është zhdukur nga Toka në kohën Mesozoike. /Telegrafi/