LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez: Ringjallja e Barcelonës është e mirë për futbollin botëror

Florentino Perez: Ringjallja e Barcelonës është e mirë për futbollin botëror

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se ringjallja e Barcelonës është “e mirë për futbollin botëror”.

Katalunasit kanë rinovuar skuadrën e tyre me nënshkrimet e Robert Leëandoëski, Raphinha dhe Jules Kounde në afatin kalimtar të verës, dhe Perez shpreson të shohë rivalët e Real Madridit duke sfiduar sërish.

La Liga fillon të premten, me ndeshjen e parë të Barçës që do të zhvillohet kundër Rayo Vallecano më 13 gusht, dhe skuadra e Xavi po përballet me një garë me kohën për të regjistruar një sërë nënshkrimesh të reja.


Barcelona refuzohet nga La Liga për regjistrimin e pesë blerjeve – i duhen edhe më shumë para, shitje të lojtarëve dhe ulje pagash
Lexo po ashtu Barcelona refuzohet nga La Liga për regjistrimin e pesë blerjeve – i duhen edhe më shumë para, shitje të lojtarëve dhe ulje pagash

Barcelona e gjen veten në një situatë të vështirë financiare edhe pse ka shpenzuar shumë këtë verë, me 60 milionë euro të shpenzuar për Kounde, i fundit nga një varg ardhjesh të reja në Camp Nou.

Ata kanë aktivizuar katër leva ekonomike të cilat i kanë ndihmuar të mbledhin afërsisht 600 milionë euro dhe ndërkohë që Perez nuk është i frikësuar nga lëvizjet masive të Barçës në treg, presidenti i Real Madridit beson se përtëritja e klubit do të nxisë botën e futbollit.

Kessie dhe Christensen mund të largohen nga Barcelona brenda këtij afati nëse nuk regjistrohen para fillimit të La Ligas
Lexo po ashtu Kessie dhe Christensen mund të largohen nga Barcelona brenda këtij afati nëse nuk regjistrohen para fillimit të La Ligas

“Barca… ka sezone që ne të gjithë bëjmë më mirë apo më keq, por Barça është një nga institucionet më të rëndësishme në botë së bashku me Real Madridin”, ka thënë fillimisht Perez për Movistar.

“Ajo duhet të kthehet në atë që është dhe kjo është e mirë për të gjithë, për futbollin botëror”, përfundoi presidenti i Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori