Për herë të parë në historinë e vendit, Qeveria e Shqipërisë ka nisur zyrtarisht shitjen tek privatët edhe të veprave prodhuese të energjisë elektrike, të cilat kanë qenë gjithmonë shtetërore që nga ndërtimi i tyre dekada më parë.Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një projektligj, i cili hedh në treg për privatizim katër hidrocentralet, ai i Ulzës, Shkopetit dhe dy hidrocentralet e Bistricës.
Drafti i cili ka shkuar në Komisionin e Ekonomisë dhe që pritet të votohet të mërkurën, fillimisht heq pronësinë e këtyre hidrocentraleve nga Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë dhe i organizon ato përkohësisht si shoqëri më vete. Por kjo vetëm për një periudhë shumë të shkurtër kohore, pasi menjëherë pas shkëputjes së tyre nga KESH do nise privatizimi.
Qeveria ka lënë të hapur të dy variantet e privatizimit në draft, qoftë atë të shitjes direkte, por edhe atë të koncesionit. Sipas draftit, blerësit do i ofrohen jo më pak se 51 për qind e aksioneve të çdo vepre. Të katra këto hidrocentrale kanë një fuqi të instaluar prej rreth 77 megavat e barabartë kjo me 5.3 për qind të fuqisë totale të KESH-it. Në vitin 2010 sipas të dhënave zyrtare të paraqitura në relacionin shoqërues të projektligjit, të katër këto hidrocentrale prodhuan në total rreth 406 milionë kilovat orë energji gati 5.5 për qind të totalit që u prodhua në vend.
Korporata Elektroenergjetike realizoi vitin e kaluar një xhiro prej rreth 200 milionë euro që do të thotë se me këto katër hidrocentrale qeveria po shet në treg një biznes i cili gjeneron mesatarisht 10 milionë euro në vit të ardhura. Qeveria parashikon t’i shesë hidrocentralet brenda këtij viti dhe madje në relacion thotë se paratë e arkëtuara do të përdoren për të financuar investimet e vitit 2011. Kjo praktike mund t’u hapë rrugën të tjera shitjeve të mëdha në fushën e energjetikes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj