LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit për nivelin e ndotjes së ajrit në Prishtinë: Sot e 17 vjet askush s’ka bërë asgjë (Foto/Video)

Protestuesit për nivelin e ndotjes së ajrit në Prishtinë: Sot e 17 vjet askush s’ka bërë asgjë (Foto/Video)

(E plotësuar) Organizatori i protestës kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë, Vullnet Krasniqi para protestuesve tha se për 17 vjet askush nga qeveritarët s’ka bërë asgjë për të parandaluar ndotjen e ajrit.

“Jemi mbledhur për të protestuar për diçka elementare sikur ajri. Sot e 17 vjet askush s’ka bërë asgjë, e sot e kanë gjet që të organizojnë një mbledhje të jashtëzakonshme për ajrin. Sot s’duam më t’ju dëgjojmë duke folur, ‘duam ajër të pastër’, ka thënë Vullnet Krasniqi.


Ai gjithashtu tha se çdo mandat qeverisës që është ndërruar për 17 vite rresht, nuk janë brengosur dhe nuk kanë marrë asnjëherë masa për të parandaluar ajrin e ndotur në vend.

“Nuk duam t’ju dëgjojmë më se për 17 vjet keni zgjedh qeveri e kryeministra të ndryshëm, dhe asgjë s’keni bërë. Keni bërë ligje të cilat nuk i keni zbatuar dhe nuk i keni penalizuar ata që i keni zgjedhur. E qytetari që ju ka zgjedhur po ngulfatet nga ajri i ndotur. Nuk duam të ju dëgjojmë asnjërin prej jush, duam vepra, duam përgjegjësi për ajrin e ndotur. Sot kuvendi e nesër komuna të cilët do të flasin, dhe ne nuk duam t’ju dëgjojmë pasi duam ajër të pastër”, theksoi tutje përfaqësuesi i kësaj proteste.

Ai po ashtu bëri thirrje që të gjitha kërkesat për ajër të pastë t’i vendosin para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

————————————————————————–

Fillon protesta për nivelin e ndotjes së ajrit në Prishtinë

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë vendosur që të jenë pjesë e protestës së organizuar sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, protestë kjo si shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Siç edhe mund të shihet në pamje, qytetarë të shumtë kanë dalë aty, duke protestuar rreth nivelit alarmues të ndotjes së ajrit, i cili sipas ekspertëve ka marrë përmasa shqetësuese.

“Plasëm, u ngulfatëm”, “Helm”, “Hazardous”, “Po du ajër”, “Shpend duaje Prishtinën”, “Veç edhe ajrin keni mbet pa e privatizuar”, ishin këto disa nga pankarta të cilat protestuesit mbanin në duar në shenjë proteste ndaj ndotjes së ajrit në Prishtinë, i cili ka arritur përmasa shqetësuese.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka filluar së zbatuari masat emergjente të dala një ditë më parë nga një takim ndërmjet zyrtarëve të Komunës së Prishtinës me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, që kanë për qëllim uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Në takim ishte dakorduar që të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, në hyrjet e kryeqytetit, në intervalet kohore 06:00-09:00 dhe 16:00-22:00; qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës (targat që numrin e fundit e kanë tek, qarkullojnë në datat tek; targat që numrin e fundit e kanë çift, qarkullojnë në datat çift).

Gjithashtu është dakorduar që të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori