LAJMI I FUNDIT:

FFK zgjedh më të mirët e vitit 2016: Fitojnë Valon Berisha e Behar Maliqi

FFK zgjedh më të mirët e vitit 2016: Fitojnë Valon Berisha e Behar Maliqi

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha dhe mesfushori i Feronikelit, Behar Maliqi, janë zgjedhur më të mirët e vitit 2016 në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në eventin e përvitshëm të mbajtur në një hotel në periferi të kryeqytetit, sonte ka bërë shpalljen e laureatëve për vitin që lamë prapa.

FFK-ja për më të mirin e vitit 2016 shpalli mesfushorin me tipare sulmuese të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ndërsa futbollisti më i mirë i vitit në Vala Superligën është zgjedhur mesfushori i Feronikelit, Behar Maliqi, përcjell Telegrafi.


Shtëpia e futbollit të Kosovës gjithashtu zgjodhi edhe klubin më të suksesshëm, çmim ky që shkoi për kampionin në fuqi Feronikelin, ashtu sikurse shkoi edhe çmimi i trajnerit më të suksesshëm për Afrim Tovërlanin dhe golashënuesi më i mirë i vitit, Blerand Kurtishaj.

Ndërsa, në konkurrencën e femrave, klubi më i suksesshëm është shpallur FC Hajvalia, klub ky që mori pjesa edhe në gara evropiane.

Vlen të përmendet që në ndarjen e çmimeve për laureatët e vitit morën pjesë edhe personalitete të larta shtetërore si dhe mysafir nga Maqedonia dhe Shqipëria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori