LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli vlerësohet nga Komuna e Drenasit për mbështetjen e aktiviteteve kulturore

Ferronikeli vlerësohet nga Komuna e Drenasit për mbështetjen e aktiviteteve kulturore

Ndërmarrja NewCo Ferronikeli, u nderua me mirënjohje nga përfaqësuesit e Komunës së Drenasit, në shenjë mirënjohje për mbështetjen që i dha ndërmarrja projektit “Festivali i Revistës së Folklorit Burimor Shqiptar - Drenasi 2014”.

Me këtë rast përfaqësuesit e Komunës së Drenasit falënderuan NewCo Ferronikelin për mbështetje të vazhdueshme që po i ofron ndërmarrja komunës së Drenasit në projekte të ndryshme e veçanërisht në projektet kulturore.

“Ju falënderojmë për mbështetjen që na keni ofruar për këtë projekt dhe që nuk është vetëm këtë herë por na keni përkrahur edhe në organizimet e kaluara. Pa mbështetjen tuaj do të ishte i pamundur ky organizim kur kemi parasysh se ky është një festival ndërkombëtar. Ajo që e bëri këtë herë festivalin edhe më domethënës është së ishte një vit jubilar pra sivjet patëm 50 vjetorin e festivalit”, tha Agron Dubovci, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit.


Ndërkaq drejtori i përgjithshëm i NewCo Ferronikelit, Ioannis Moutafis, u zotua para zyrtarëve komunal së bashkëpunimi me Komunën e Drenasit do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen për të mirë të komunitetit të Drenasit.

“Gjithë këtë përkrahje që jemi duke e ofruar përmes projekteve të ndryshme në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, jemi duke e bërë pikërisht për atë se besojmë që kompania nuk mund të zhvillohet e as të mbijetoj pa zhvillimin e komunitetit ku operon. Ndërsa sa i përket mbështetjes së festivalit do të vazhdojmë ta përkrahim edhe në të ardhmen. Pra, dëshirojmë që të vazhdojmë të punojmë në zhvillimin e komunitetit, u shpreh Moutafis në këtë takim.

Ndërkohë Skender Hasi përfaqësues i Kuvendit Komunal të Drenasit në emër të komunës falënderoi ndërmarrjen NewCo Ferronikeli për mbështetjen e vazhdueshme që siç tha ai po vjen fal një bashkëpunimi të mirë që kemi krijuar bashkërisht.

“Revista e folklorit burimor shqiptar – Drenasi 2014″, i cili u mbajt për pesë ditë me radhë në Sheshin “Fehmi Lladrovci”, në Drenas, ku morën pjesë 52 grupe nga të gjitha trevat shqiptare shpjeguan zyrtarët komunal. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
KOHA

KOHA

Poezi
Duke vrarë miza

Duke vrarë miza

Fjala+
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Kulture
Kalo në kategori