LAJMI I FUNDIT:

Ferguson të bëjë ofertë për Sneijder

Ferguson të bëjë ofertë për Sneijder

Bosit të Manchester United, Sir Alex Ferguson, i është dhënë drita e gjelbër nga hierarkia e Old Trafford, për transferimin e mesfushorit kreativ të Interit, Wesley Sneijder.

The People pohon se pronarët amerikanë ia kanë dhënë lejen Fergusonit që t’i bëjë një ofertë shokuese Interit prej 20 milionë funtesh.

Megjithatë, trajneri do të duhet të përgatitet mirë për disa bisedime të hekurta dhe të gjata me drejtuesit e Interit, kur dihet se holandezi është njëri nga futbollistët kryesorë të skuadrës dhe kur dihen marrëdhëniet jo të mira të Fergusonit me Benitezin në të kaluarën. /Telegrafi/