LAJMI I FUNDIT:

Ferguson i impresionuar nga Hernandez

Ferguson i impresionuar nga Hernandez

Sir Alex Ferguson ka lëvduar sulmuesin e tij të posa transferuar, Javier Hernandez, për paraqitjet e tija me Meksikën në Botërorin, Afrika e Jugut 2010.

22-vjeçari u transferua në mënyrë befasuese te Manchester United për 10 milionë funte, ndërsa ‘dhëmbët i tregoi’ me golin e parë të shënuar në sfidën e fituar të Meksikës ndaj Francës me rezultat 2-0.

“Ai luajti shumë mirë ndaj Francës. Ai tregoi lëvizshmëri të mirë, ai është i shpejtë dhe ai i sheh hapësirat shumë mirë. Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjet e tij”, theksoi Fergie. /Telegrafi/