LAJMI I FUNDIT:

Fenerbahce, 23 milionë euro për Huntelaar

Fenerbahce, 23 milionë euro për Huntelaar

Milani mund të jetë shumë pranë shitjes së sulmuesit holandez Klaas-Jan Huntelaar te klubi turk Fenerbahce, pasi që këta të fundit kanë rritur ofertën e tyre prej 18 në 23 milionë euro.

TMW njofton se ekipi turk është shumë serioz sa i përket transferimit të sulmuesit, ndërsa Milani tani është duke e shqyrtuar shitjen e tij, pasi që do të përfitonte 8 milionë euro duke qenë se holandezin e bleu për 15 milionë euro nga Real Madridi.

Sidoqoftë, thuhet se Huntelaar nuk dëshiron të kalojë në Superligën Turke dhe dëshiron të konkurrojë me sulmuesit tjerë për pozitën startuese në Milanello. /Telegrafi/