LAJMI I FUNDIT:

Femrat kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt

Femrat kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt

Femrat kanë tendencën që të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe ato e vënë trurin më tepër në lëvizje, krahasuar me meshkujt.

Sipas një studimi të ri nga Dr. Jim Horne, ekspert i gjumit në Britani, femrat kërkojnë më shumë gjumë se meshkujt.

Në fakt, Dr. Horne sugjeron se ato kanë nevojë për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se një mashkull i rritur.

Po cila është arsyeja që femrat kërkojnë më shumë gjumë se meshkujt? Gjithçka lidhet me funksionet e trurit të një gruaje.


“Sa më shumë që e përdorni trurin gjatë ditës, aq më shumë ai ka nevojë që të pushojë dhe aq më shumë gjumë ju duhet”, thotë Dr. Horne, në një artikull të botuar në Daily Mail.

Femrat kanë tendencën që të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe ato e vënë trurin më tepër në lëvizje, krahasuar me meshkujt.

Poashtu, hulumtuesit amerikan thonë se trurit të femrave i duhet më shumë kohë për t’u rifreskuar sepse ato bëjnë shumë punë gjatë ditës.

Edhe pse femrat mund të kenë nevojë për rreth 20 minuta më shumë gjumë sesa meshkujt, ka nga ato që mund t’iu duhet shumë më shumë gjumë. Ka ndonjë që i bashkohet kësaj të fundit?

Po pse, jo? Shfrytëzoni momentin.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori